Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Juljan Shehu, ishte ndër protagonistët e fitores 2-0 të Widzew Lodzit ndaj Zaglebie Lubin, në xhiron e 16-të të Ekstraklasës polake.
Shehu shënoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 35-të, me kokë nga afër, pas një qendrimi të mrekullueshëm të spanjollit Fran Alvarez nga ana e djathtë. Pas golit, ai festoi duke formuar shqiponjën me duar, në Ditën e Flamurit.
Widzew e hapi shënimin që në minutën e dytë, me Alvarezin, dhe e kontrolloi ndeshjen deri në fund. Me këtë gol, Shehu ka arritur në dy gola e një asistim këtë sezon.
Fitorja ishte e dyta radhazi për Widzewin në shtëpi, që e nxjerr skuadrën nga zona e rënies, dhe ndërpreu serinë pa humbje të Zaglebies, që kishte pesë ndeshje pa u mposhtur. Mediat polake e cilësuan paraqitjen e sotme si më të mirën nën drejtimin e trajnerit Mateusz Stolarski. Widzew gjendet aktualisht në vendin e 12-të me 17 pikë, ndërsa Zaglebie është e 5-ta me 26.
Shehu, 28 vjeç, luajti deri në minutën e 84-të, kur u zëvendësua nga Kornvig./IndeksOnline/
⚽️🇦🇱 Juljan Shehu shenon ndaj Zaglebie dhe feston me shqiponj në diten e flamurit
2 gola e 1 asistim këtë sezon nga mesfushori i Widzew Lodz https://t.co/cchUDk47iU
— AlbanianScout (@albanianscout) November 28, 2026

