Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas përfundimit të karrierës si lojtar vendosi të vazhdojë rrugëtimin në futboll si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Cecelia fillimisht ka folur për fillet e tij të para të karrierës te Vushtrria, ku mes emocioneve ka treguar se si ishte bërë pjesë e ekipit të parë ndonëse ishte vetëm 16-vjeçar.
“Në 1993 janar, si sot më kujtohet, trajneri Besim Pantina, ai më thërret edhe më thotë, se ai më ka njohur se ka qenë trajner i ekipit të parë atë kohë, edhe thotë menjëherë disa të rinj, menjëherë i angazhon në klub edhe menjëherë unë si 16-vjeçar edhe unë kaloj edhe prej atij momenti, do të thotë gjithmonë kam luajtur startues, nja dy-tri vitet e radhës kam luajtur si startues”.
“Ndjenja është shumë e madhe, sepse ti të luash me futbollistë me përvojë, ata kanë qenë 25-vjeçarë, 27-28 vjeçarë, dmth me futbollistë që kanë pasur karrierë”.
“Të luash me ta është një ndjenjë shumë e madhe, ajo për një djalë të ri, por ajo kohë atëherë ka qenë sepse ata të mëdhenjtë vetëm me shikime të kanë kqyrë, domethënë ti e ke kuptu, me shikime do të si për të mirë, si për të keq”, ka thënë Cecelia mes tjerash.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

