KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Miliarda për asgjë, rezultate të zymta te Unitedi dhe Chelsea!

Miliarda për asgjë, rezultate të zymta te Unitedi dhe Chelsea!

Manchester United dhe Chelsea kanë shpenzuar së bashku rreth 1.69 miliardë euro në pesë dritaret e fundit të transferimeve, sipas një statistike që po qarkullon, por rezultatet në fushë janë larg investimeve. Në Ligën Premier, United renditet i 19-ti, ndërsa Chelsea i 8-ti.

Situata e United-it u rënduar edhe më shumë sot, kur skuadra e Mauricio Pochettinos pësoi humbje të thellë 0-4 nga Brentfordi, në ndeshjen e parë të trajnerit argjentinas në “Old Trafford”. Kjo ishte ndeshja e 12-të e kampionatit.

Humbja i la “Djajtë e Kuq” me vetëm 8 pikë nga 12 ndeshje, me një fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje. Ata nuk kanë fituar asnjë nga dhjetë ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa fitorja e tyre e fundit daton nga fundi i gushtit, ndaj Ipswichit.

United ka pësuar gol në të 12-at ndeshje të kampionatit, duke barazuar një rekord të pakëndshëm të klubit. Ekipi ka pësuar gol të parë në tetë ndeshjet e fundit radhazi. Vetëm një herë tjetër, në sezonin 1930/31, United nuk ka arritur të ruajë asnjë herë rrjetën pa gol në 12 ndeshjet e para.

Skuadra gjendet vetëm një pikë mbi Crystal Palace, që është e fundit dhe luan të dielën në shtëpi ndaj Hull Cityt. Nëse Palace fiton, United do të bjerë në vendin e fundit. Këto ditë, Pochettino ka pësuar edhe humbjen 0-4 në debutimin e tij në “Anfield” ndaj Liverpoolit, më 22 nëntor.

Në anën tjetër, Chelsea ka 16 pikë dhe renditet i 8-ti, më i mirë se rivali i tij, por larg pritshmërive pas shpenzimeve të mëdha. Në takimin direkt më 31 tetor, Chelsea mundi United 2-0.

Ndeshja e radhës e United-it është e mërkurë, më 2 dhjetor, në udhëtim te Newcastle./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.