Në xhiron e 12 në Premierleague United pësoi në “Old Trafford” nga Brentfordi me rezultat 4- 0.
Callum Wilson ishte njeriu i ndeshjes i cili shënoi dy gola në 45 minutat e parë që njëherit ishin edhe golat e tij të parë sezonal. Golin e parë mysafirët e shënuan në minutën e 19.
Në vazhdim në minutën e 34 Brentfordi realizoi edhe golin e dytë.
Në të dy golat edhe njëhere doli në pah ngathtësia e mbrojtjes së “djajve të kuq”.
Në vazhdim në minutën e 82 Kristoffer Ajer shënoi golin për 0-3.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Kevin Schade në minutën e dytë të kohës shtesë. Me këtë humbje United mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë të grumbulluara, një më shumë se Crystal Palace e vendit të fundit me Palace që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

