Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore në Maltë, në prag të ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë nesër ndaj kombëtares vendase.
Dardanet kanë përfunduar përgatitjet për këtë përballje, e cila do të luhet në orën 19:00, në “National Football Centre” në Maltë.
Në Ditën e Flamurit Kombëtar, futbollistet dardane kanë përcjellë urimet e tyre për të gjithë shqiptarët, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për kombin.
“Nga Dardanet tona, urime 28 Nëntori shqiptarë kudo që jeni!”, ka qenë mesazhi i përcjellë nga Malta.
Pas përfundimit të stërvitjes, ekipi është përqendruar te detajet e fundit para ndeshjes, ku synimi mbetet një paraqitje e mirë dhe rezultat pozitiv ndaj vendasve./IndeksOnline/

