KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flamuri në ring, zemra në Dyseldorf, Hysa sfidon Kabayelin në Ditën e Pavarësisë!

Flamuri në ring, zemra në Dyseldorf, Hysa sfidon Kabayelin në Ditën e Pavarësisë!

Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ngjitet sonte në ring për t’u përballur me gjermanin Agit Kabayel, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij.

Dueli zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf, ku Kabayel do ta mbrojë për herë të parë titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC.

Karta fillon në ora 19:00, ndërsa hyrja në ring e dy boksierëve pritet rreth orës 23:00. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt nga DAZN.

Për Hysën (42 vjeç), i pamposhtur me rekord 25-0 dhe 23 nokaute, ky është shansi i parë për një titull botëror. Ndeshjen e fundit e fitoi në gusht, kur ndali në dy raunde Thomas Narmon.

Në vitin 2024 ai u bë kampion evropian i WBO-së dhe arriti renditjen më të lartë të një boksieri shqiptar. Nëse fiton sonte, Hysa do të bëhet kampioni i parë botëror shqiptar në peshat e rënda, pikërisht në Ditën e Pavarësisë.

Kabayel (34 vjeç) ka rekord 27-0 me 19 nokaute dhe i ka ndaluar pesë kundërshtarët e fundit. Ai konsiderohet favorit i madh, por Hysa vjen me forcën e goditjes si armën kryesore./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.