Në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve, në fshatin Smirë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bëri zbulimin e shtatores së “Nuses Dardane”, një monument me vlera të veçanta historike, kulturore dhe identitare.
Shtatorja e Nuses Dardane përfaqëson simbolikisht rrënjët e lashta dardane të këtij fshati, duke rikujtuar trashëgiminë e pasur historike, traditat dhe identitetin që janë përcjellë brez pas brezi, transmeton IndekOnline.
“Ky monument është më shumë se një vepër artistike; është një dëshmi e lidhjes sonë me të kaluarën, një simbol krenarie për banorët e Smirës dhe një kujtesë e përhershme për brezat e ardhshëm. Me zbulimin e kësaj shtatoreje, Smira pasurohet me një simbol të rëndësishëm kulturor e historik, që do të ruajë dhe promovojë identitetin e saj ndër breza”, thuhet në njoftimin e komunës.Në Smirë të Vitisë zbulohet shtatorja e ‘Nuses Dardane’

