KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edon Zhegrova drejt Ligës Premier? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar

Edon Zhegrova drejt Ligës Premier? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij po shtohet nga disa klube evropiane.

Sipas Transferfeed, Newcastle United është klubi i fundit që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, duke e parë atë si një mundësi për ta përfshirë në negociatat me Juventusin për transferimin e përhershëm të Nick Woltemades.

Klubi italian dëshiron ta mbajë sulmuesin gjerman në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit nga Neëcastle, ndërsa skuadra angleze mund ta përdorë Zhegrovën si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme mes dy klubeve.

Newcastle është duke e monitoruar situatën e 27-vjeçarit, por nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për të.

Edhe Monaco dhe Al-Ittihad janë përmendur si destinacione të mundshme për anësorin kosovar, i cili mund të jetë një prej emrave që do të tërheqë vëmendje në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur mes klubeve.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Zhegrovës nëse vjen një ofertë që i plotëson kërkesat e tyre ekonomike.

Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka zhvilluar dhjetë ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, duke regjistruar dy gola dhe tri asistime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.