KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ali Ahmeti fton shqiptarët në Zvicër për festimin e 28 Nëntorit

Ali Ahmeti fton shqiptarët në Zvicër për festimin e 28 Nëntorit

Me rastin e Ditës së Flamurit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, pa dallim krahine, vendbanimi apo bindjeje politike, që të bëhen bashkë për të festuar 28 Nëntorin.

Përmes një mesazhi urimi, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e kësaj date për identitetin kombëtar shqiptar, duke e cilësuar 28 Nëntorin si simbol të historisë, sakrificës, krenarisë dhe bashkimit kombëtar, transmeton IndeksOnline.

Në kuadër të kësaj feste, shqiptarët janë ftuar të marrin pjesë në një organizim festiv që do të mbahet në Bärenmattsaal, në Suhr të Zvicrës.

Ngjarja do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:00.

“Ftesa është e hapur për të gjithë shqiptarët!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që kjo ditë të festohet së bashku, duke nderuar flamurin kuq e zi dhe duke dëshmuar se shqiptarët, pavarësisht distancës, mbeten të bashkuar rreth identitetit dhe simboleve të tyre kombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.