Në një ditë të veçantë dhe plot simbolikë, i biri i deputetit të PDK-së, Altin Krasniqi, Gega ka festuar ditëlindjen e tij të parë duke vizituar Prekazin, vendin historik dhe simbolin e qëndresës kombëtare shqiptare.
Vizita e tij në Prekaz, më 28 Nëntor, merr një domethënie të veçantë, pasi kjo datë lidhet me lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe me ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare, transmeton IndeksOnline.
Përmes një postimi, Krasniqi ka ndarë këtë moment të veçantë, duke uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Burimi: indeksonline.net ↗

