KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet për vjedhje të pajisjeve elektronike në Prishtinë

Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet për vjedhje të pajisjeve elektronike në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur më 09.01.2026, ndërsa si rezultat i veprimeve policore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: – E.S., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sendet e vjedhura, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit të ligjshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.