Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku ka vënë në dukje shifrat rekord të pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë muajit nëntor.
Rama thekson se vetëm në 10 ditët e para të muajit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërsa paralelisht vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit.
Reagimi i plotë:
Mirmëngjes, dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi: indeksonline.net ↗

