Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri me rastin e festës së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga takimet mes krerëve të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, derisa ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë, transmeton IndeksOnline.
“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, ka shkruar Kurti.
Burimi: indeksonline.net ↗

