KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga nisja e protestës kanë nisur tensionet gjatë marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

A2 CNN raporton se janë gjuajtur molotovë në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë.

Rreth orës 10: 00 të mëngjesit të sotëm qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe diaspora, janë bashkuar në tubimin e 28 Nëntorit, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Gjatë tubimit protetsuesit kanë ndezur gjithashtu flakadanë, ndërsa në shesh janë shfaqur edhe grupe protestuesish me maska e shkopinj, mes tyre edhe të mitur situata është shoqëruar me thirrje dhe brohoritje.

Disa protestues kanë ndezur tymuese, ndërsa është shpalosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. Rama në burg, Berisha në burg”. (A2 Televizion)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.