KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula nga Vlora: 28 Nëntori na bashkon përtej kufijve, kemi të njëjtën histori

Shiroka-Pula nga Vlora: 28 Nëntori na bashkon përtej kufijve, kemi të njëjtën histori

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni, ajo ishte së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Me këtë rast, Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e 28 Nëntorit si festë që bashkon shqiptarët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët kombëtar.

Ajo ka thënë se Vlora ka një domethënie të veçantë për historinë shqiptare, ndërsa kjo datë rikujton rrënjët dhe historinë që shqiptarët ndajnë përtej kufijve shtetërorë.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori”, është shprehur presidentja.

Ajo ka theksuar gjithashtu se nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë duhet të shoqërohet me përgjegjësinë për ruajtjen dhe forcimin e lidhjes kombëtare.

“Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, ka deklaruar Shiroka-Pula. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.