KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Skifterat” vizojnë Prekazin në Ditën e Flamurit, urojnë 28 Nëntorin dhe bëjnë thirrje për derbin ndaj Dritës

“Skifterat” vizojnë Prekazin në Ditën e Flamurit, urojnë 28 Nëntorin dhe bëjnë thirrje për derbin ndaj Dritës

Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, duke vizituar Prekazin legjendar, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Skifterat” kanë përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe sakrificën për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuqezi.

“Në vendin ku historia u shkrua me gjak, në vendin ku u flijuan jetë për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuq e zi”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e tifogrupit gjilanas, të cilët kanë përfunduar me thirrjen: “Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!”.

Krahas urimit për festën kombëtare, “Skifterat” kanë bërë edhe thirrje për mobilizim në mbështetje të skuadrës së tyre për derbin e madh ndaj Dritës.

Gjilanasit të dielën, nga ora 16:00, përballen me rivalin lokal në stadiumin ndihmës, në kuadër të javës së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të grupit, “Skifterat” kanë ftuar të gjithë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin ekipin në këtë përballje të rëndësishme.

“Të gatshëm si asnjëherë më parë!”, është mesazhi me të cilin tifogrupi gjilanas ka mbyllur thirrjen për derbin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.