Lorenzo Musetti u shndërrua në hero në fitoren e përfaqësueses së Italisë e cila në Bolonjë mposhti Çekinë me rezultat 2:1 dhe për të katërtin vit radhazi siguroi kualifikimin në finalen e Davis Cup.
Tenisti 24-vjeçar fillimisht mposhti Jakub Mensik në meçin e parë me rezultat 6:3, 6:4, duke i dhënë epërsinë Italisë.
Më pas, në dyshe, së bashku me Andrea Vavassorin, duke zëvendësuar Matteo Berrettinin, fitoi edhe pikën vendimtare për përfaqësuesen italiane.
Italia është përfaqësuesja e parë që në formatin e ri të Davis Cup ka arritur ta mbrojë titullin.
Të dielën, italianët do të synojnë ta fitojnë për të katërtin vit radhazi trofeun më të rëndësishëm ekipor në tenis.
Kundërshtari i tyre në finale do të jetë fituesi i gjysmëfinales së sotme mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe.

