PSV Eindhoven po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të mesfushorit të Milanit, Ardon Jashari, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas gazetarit Sacha Tavolieri.
Reprezentuesi zviceran shihet si një objektiv kryesor nga klubi holandez, i cili tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit për të biseduar rreth kushteve të kontratës, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportimeve, PSV-ja po përgatit një formulë huazimi me opsion blerjeje për 24-vjeçarin, i cili këtë edicion ka hasur konkurrencë të madhe për një vend në formacionin bazë te “Kuqezinjtë”.
Në kampionatin italian, Jashari ka startuar si titullar vetëm në tri ndeshje nga dhjetë të zhvilluara deri tani në Serie A, ndonëse ka qenë titullar i rregullt në të gjitha takimet e Ligës së Evropës dhe javën e shkuar gjeti edhe rrugën e rrjetës në fitoren 5-1 ndaj Frosinones.
Mesfushori iu bashkua Milanit nga Club Brugge vitin e kaluar për një shifër prej 39 milionë eurosh, pas një sezoni debutues të vështirë të shoqëruar me lëndime dhe mungesë vazhdimësie në aktivizim./IndeksOnline/

