KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm te Real Madridi, Mourinho shpërthen ndaj kalendarit: Nuk mjaftojnë dy ditë pushim

Alarm te Real Madridi, Mourinho shpërthen ndaj kalendarit: Nuk mjaftojnë dy ditë pushim

Real Madridi zbret sonte në fushë, me fillim nga ora 21:00, ku përballet me Alavesin në kuadër të xhiros së radhës në La Liga.

Para kësaj sfide, trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho, ka shprehur shqetësimin e tij për orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe kohën e pamjaftueshme për rikuperimin e lojtarëve, shkruan Indeksonline.

Tekniku portugez theksoi se kjo është ndeshja e tretë brenda një jave për skuadrën e tij, duke kërkuar më shumë hapësirë mes takimeve.

“Ndeshja e tretë brenda 7 ditësh? E kam thënë edhe më parë, vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve nuk mjaftojnë. Tri ditë do të ishin shumë më mirë”, deklaroi Mourinho.

Ai shtoi se shpreson që futbollistët që u aktivizuan në takimin e fundit të jenë në formën e duhur fizike për sfidën e mbrëmjes: “Shpresojmë që të mos kemi probleme dhe t’i kemi plotësisht të gatshëm për ndeshje ata që luajtën në takimin e kaluar”. /Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.