KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sondazhet paralajmërojnë humbjen historike të Pedro Sánchezit në Spanjë

Sondazhet paralajmërojnë humbjen historike të Pedro Sánchezit në Spanjë

Spanja po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat e djathta mund të sigurojë shumicën absolute në Kuvend, duke i dhënë fund tetë viteve të qeverisjes së socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez.

Sipas sondazheve të fundit para ndalimit të publikimit të tyre, Partia Popullore (PP), e udhëhequr nga Alberto Núñez Feijóo, dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, e drejtuar nga Santiago Abascal, mund të fitojnë së bashku më shumë se 176 ulëset e nevojshme për shumicën absolute në parlamentin me 350 vende.

Vlerësimet e publikuara para zgjedhjeve u japin dy partive të djathta rreth 49 për qind të votave. Sipas disa sondazheve, ato mund të sigurojnë deri në 195 ulëse, ndërsa socialistët e Sánchezit rrezikojnë të mbeten në opozitë. Megjithatë, sondazhet e institutit shtetëror CIS paraqesin një skenar tjetër, duke parashikuar epërsi për socialistët dhe partitë e tjera të majta, shkruan reuters.

Sánchez, i cili synon të sigurojë një mandat të ri, ka deklaruar se është i bindur për fitoren e socialistëve dhe formimin e një shumice të majtë. Ai shpreson që pjesëmarrja e lartë e votuesve progresistë të ndryshojë rezultatet e parashikuara nga sondazhet.

Fushata zgjedhore është dominuar nga çështjet e kostos së jetesës, krizës së banesave, imigracionit dhe korrupsionit. Gjithashtu, dy aksidente vdekjeprurëse hekurudhore kanë rikthyer në vëmendje sigurinë e transportit dhe funksionimin e shërbimeve publike.

Një rezultat i tillë mund të ketë ndikim edhe përtej Spanjës, pasi Vox mund të hyjë për herë të parë në një qeveri kombëtare që nga rikthimi i demokracisë në vend. Një koalicion me Partinë Popullore do t’i jepte kësaj partie ndikim të drejtpërdrejtë në politikat e brendshme dhe të jashtme të Spanjës.

Zgjedhjet mbahen të dielën, më 29 nëntor, ndërsa rezultati do të përcaktojë nëse Spanja do të vazhdojë me një qeveri të udhëhequr nga e majta apo do të kalojë në një shumicë të përbashkët të së djathtës dhe së djathtës ekstreme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.