Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtëpia e futbollit kosovar ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke kujtuar sakrificën e brezave për liri dhe pavarësi, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i FFK-së:
“Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
Federata e Futbollit e Kosovës ua uron 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë. Është ditë lavdie e mirënjohjeje për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.
Në këtë ditë kujtojmë me krenari sakrificën e brezave dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Urime 28 Nëntorin!” /Indeksonline/

