Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me dy telefona të modelit iPhone 18 Pro Max Burgundy, me kapacitet prej 256 GB.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, pajisjet do të përdoren për një lojë shpërblyese (Giveaway), e cila do të organizohet në rrjetet sociale zyrtare të VALA-s, shkruan IndeksOnline.
Kjo fushatë parashihet të zhvillohet gjatë periudhës së Bartshmërisë së Numrave, me qëllim të ruajtjes së klientëve ekzistues, tërheqjes së klientëve të rinj, rritjes së numrit të ndjekësve dhe angazhimit në platformat digjitale.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 3 mijë e 498 euro, ndërsa ajo është nënshkruar me kompaninë SIA TECH L.L.C. në vlerë prej 3 mijë e 186 eurosh.
Kontrata është nënshkruar më 23 nëntor 2026. Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë tre tenderues dhe të tre kanë qenë të përgjegjshëm./IndeksOnline/

