KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada në Tiranë organizon Ditën e Forcës, Kurti: Sa më parë duam të jemi në NATO

Ambasada në Tiranë organizon Ditën e Forcës, Kurti: Sa më parë duam të jemi në NATO

Kryeministri Albin Kurti, sonte mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë për nder të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë e dyfishtë për praninë në Tiranë, për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai tha se FSK-ja është shprehje e një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës, me shumë mundime e vuajtje të shqiptarëve që ta kenë ushtrinë, e cila do t’ua mbrojë integritetin territorial e sovranitetin shtetëror, por edhe progresin.

“Duke investuar në ushtrinë e Kosovës, duke shtuar kapacitetet dhe pajisjet për FSK-në, ne dëshirojmë që sa më parë të anëtarësohemi në NATO. Aleanca Veriatlantike në shekullin XXI do të jetë jo më pak e rëndësishme sesa në shekullin XX, dhe ne duam që anëtarësimi i Kosovës në NATO të mos jetë vetëm për përfitime, por gjithashtu edhe për kontribut”, tha kryeministri.

Ai falënderoi Republikën e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe të gjitha vendet tjera mike dhe aleate, në të cilat, sipas tij, ushtarët e FSK-së kanë kryer trajnime apo me të cilat vendi ynë ka bashkëpunim ushtarak sa i përket blerjes së armatimeve dhe municionit, e gjithashtu sa i përket pjesëmarrjes në misione të përbashkëta.

“Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë rast, jemi mirënjohës përgjithmonë për dëshmorët e kombit, për invalidët dhe veteranët e luftës, për ata të cilët nuk kursyen as jetën që ne të jetojmë të lirë dhe ta shpallim Kosovën të pavarur, dhe të cilët na e kujtojnë përherë se nga vijmë, në mënyrë që asnjëherë të mos harrojmë se kah po shkojmë”, tha ai.

Kryeministri, mes tjerash, theksoi se “Republika e Shqipërisë me oficerët dhe ushtarët e saj, me logjistikën dhe armatimet, na ka ndihmuar që të çlirohemi, na ka mësuar se si të avancojmë”, ndërsa shtoi se marrëdhëniet vëllazërore duhet të shprehen në çdo fushë, e posaçërisht në ato të mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Urime e gëzuar Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe gëzuar 28 Nëntori”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.