KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar dhe ndaluar në brezin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, një automjet me targa të Serbisë, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore.

Gjatë kontrollit të automjetit, që drejtohej nga personi mashkull 38 vjeç, me shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë, janë gjetur 12 pako me gjithsej 191 ujëmatës mekanikë të destinuar për matjen e konsumit të ujit të ftohtë.

Për mallrat në fjalë, drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokumentacion mbi prejardhjen e tyre, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave, sipas çmimeve të tregut, vlerësohet të jetë mbi 9.000 euro, pa përfshirë detyrimet doganore të shmangura.

Automjeti, së bashku me mallrat, është sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Doganën, deklaron se do të vazhdojë angazhimin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme përgjatë kufirit shtetëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.