KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”

Faqja e ish-presidentit Thaçi në Facebook: “FSK, e gëzofsh ditën tënde”

Në faqen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook, po publikohen mesazhe të kohëpaskohshme, kryesisht për ditë të shënuara të vendit.

E sot, kur është festuar Dita e Forcës, në profilin e tij është shpërndarë një urim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“FSK, e gëzofsh ditën tënde”, shkruan në hyrje të mesazhit.

Më tej, është bashkëngjitur edhe një mesazh i Thaçit i bërë më 27 nëntor të vitit 2019.

“Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira! Liria, shteti i pavarur dhe ushtria po na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, është thënë në këtë mesazh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.