KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përdhunimi brenda martesës ende nuk njihet si krim në disa vende, miliona gra mbeten të pambrojtura

Përdhunimi brenda martesës ende nuk njihet si krim në disa vende, miliona gra mbeten të pambrojtura

Miliona gra dhe vajza në Azinë Jugore mbeten të pambrojtura nga përdhunimi brenda martesës, për shkak se një numër i madh shtetesh nuk e kanë kriminalizuar plotësisht këtë vepër. Sipas një studimi të ri, dhuna nga partneri intim në këtë rajon është 35 për qind më e lartë se mesatarja globale, transmeton klankosova.tv.

Sipas BBC, më shumë se 100 shtete në botë e kanë shpallur të paligjshëm përdhunimin brenda martesës. Megjithatë, një pjesë e madhe e Azisë Jugore, përfshirë Indinë, Afganistanin, Sri Lankën dhe Bangladeshin, vazhdon të jetë në mesin e rreth 36 vendeve që nuk e njohin këtë vepër si krim në mënyrë të plotë.

Sipas studimit të publikuar nga Samaj, një koalicion i organizatave për të drejtat e grave në rajon, Maldivet janë i vetmi shtet i Azisë Jugore ku përdhunimi brenda martesës dënohet njësoj si çdo formë tjetër e përdhunimit.

Nepali dhe Butani e kanë kriminalizuar këtë vepër, por parashohin dënime më të lehta krahasuar me rastet e tjera të përdhunimit.

Mes vendeve që e kanë kriminalizuar përdhunimin bashkëshortor është edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila e ndryshoi legjislacionin në vitin 1991. Megjithatë, përjashtimi ligjor vazhdon të jetë në fuqi në Indi, Sri Lanka dhe Bangladesh.

Pakistani e hoqi përjashtimin për përdhunimin brenda martesës në vitin 2006, por asnjë gjykatë më e lartë nuk e ka konfirmuar ende se ligjet kundër përdhunimit zbatohen edhe brenda martesës. Ndërkohë, një vendim i fundit i një gjykate të lartë u ka dhënë bashkëshortëve imunitet të gjerë në rastet e marrëdhënieve seksuale pa pëlqimin e gruas.

Situata është përkeqësuar edhe në Afganistan, ku talebanët, pas rikthimit në pushtet në vitin 2021, kanë shfuqizuar gradualisht një pjesë të madhe të mbrojtjeve ligjore për gratë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.