Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në qendër të qytetit të Klinës.
Kryetari Elezaj ka dalur në terren dhe ka ndjekur nga afër punimet.
“Bëhet fjalë për një investim të nevojshëm, i cili do të krijojë kushte më të mira dhe lehtësi më të mëdha për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Së bashku me drejtorin e Urbanizimit, Enver Berisha, sot kemi përcjellë nga afër ecurinë e punimeve. Me këtë rast, kompanisë përgjegjëse për realizimin e projektit i kemi kërkuar që punimet të kryhen me cilësi të lartë dhe në përputhje të plotë me standardet dhe parametrat e përcaktuar në kontratë.
Gjatë ditës së sotme po shtrohet shtresa e parë e asfaltit, ndërsa pas rregullimit të pusetave do të vazhdohet me shtrimin e shtresës së dytë.
Ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën e qytetarëve të Klinës” shkruan Elezaj në njoftim.
Punimet po kryhen nga Dreoni Shpk dhe Benita Company./Indeksonline/

