KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Prezantuesja serbe shqiptoi gabimisht emrin e grupit Duran Duran, rrjetet sociale po tallen pa pushim

Prezantuesja serbe shqiptoi gabimisht emrin e grupit Duran Duran, rrjetet sociale po tallen pa pushim

Lajmi për vdekjen e Andy Taylorit, kitaristit 65-vjeçar të grupit britanik Duran Duran, u transmetua të enjten në programin e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS).

Megjithatë, kronika për muzikantin tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale për një arsye tjetër. Prezantuesja e televizionit e shqiptoi gabimisht emrin e grupit, duke e thënë “Gjuran Gjuran”.

Gabimi shkaktoi një valë komentesh ironike në rrjetin social X, ku përdoruesit nuk i kursyen shakatë për shqiptimin e pazakontë.

“Gjuran Gjura”, “Tha Gjura Gjura”, “Fatmirësisht nuk tha çuran” dhe “E lexoi ashtu siç shkruhet” ishin disa nga komentet e publikuara nga përdoruesit.

Një pjesë e tyre pranuan se nuk ishte e përshtatshme të talleshin me rastin, duke pasur parasysh se kronika kishte të bënte me vdekjen e muzikantit.

Ndryshe, Taylor vdiq të hënën, më 23 nëntor, në moshën 65-vjeçare, si pasojë e kancerit të prostatës. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familjarët.

Në fillim të viteve 1980, Taylor pati një rol të rëndësishëm në krijimin e tingullit karakteristik pop-rock të grupit Duran Duran, pikërisht gjatë periudhës së popullaritetit më të madh të tij.

Familjarët dhe ish-anëtarët e grupit e kujtuan muzikantin përmes mesazheve prekëse pas lajmit për vdekjen e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.