Po mendoni të ndërroni profesion, por ende nuk e dini nga t’ia nisni?
EduCare në Zvicër ju ofron mundësinë të përgatiteni për një drejtim të ri në kujdesin shëndetësor, përmes trajnimit që lidh njohuritë teorike me praktikën.
Për ata që e shohin veten duke ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për përkujdesje, EduCare ofron përgatitje për rolin e asistentit të kujdesit. Fokusi është te zhvillimi i aftësive profesionale, komunikimi dhe mbështetja e personit duke respektuar nevojat, sigurinë dhe dinjitetin e tij.
Përmes pjesës praktike, pjesëmarrësit mësojnë t’i zbatojnë njohuritë në situata të përditshme të përkujdesjes. Kjo qasje i ndihmon të kuptojnë kërkesat e rolit dhe të fitojnë më shumë siguri në kryerjen e detyrave, duke ndërtuar bazën për një fillim të ri profesional.
Bëjeni hapin e parë me EduCare.
Kontaktoni ekipin për të njohur programet, kushtet e pjesëmarrjes dhe mundësitë e trajnimit që i përshtaten synimit tuaj.
Për më shumë informata: www.eduacademy.ch | info@eduacademy.ch | +41 44 731 92 65 / +41 79 908 38 93.

