KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës

“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës

E moshuara Bahtije Kastrati, nëna e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Brahim Kastrati, i njohur me nofkën e luftës “Dinamiti”, ka vizituar ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Forcës.

Ajo ka kujtuar të birin, i cili kishte shërbyer si ushtar i UÇK-së, duke thënë se vrasja e tij ishte e dhimbshme, por se ndihet e lumtur që ai dha jetën për vendin dhe që sot ka mundësi të shohë ushtrinë e Kosovës dhe armatimin e saj.

“Djalin tim e kam pasur ushtar, ka qenë e dhimbshme kur e kanë vra, por jam kanë edhe e kënaqur që ka shkuar për vend të vetin, që ka ardhë kjo ditë me pa këtë armatim e këtë liri e ushtri”, tha ajo.

Bahtije Kastrati ka treguar se ndihet edhe më e lumtur pasi mbesën e saj e ka pjesëtare të FSK-së.

“Shumë e gëzueshme jam. Edhe kam pas qef me pas apet dikënd ushtarë të FSK-së, po që e kam çikën e çikës (ushtare e FSK-së). E shumë e gëzueshme jam”, tha ajo.

Në mesin e vizitorëve ishte edhe Xhevahir Osmani, i cili kishte ardhur nga Tetova për të parë nga afër kapacitetet e FSK-së.

Ai tha se ishte emocionuar kur kishte parë ushtrinë, ndërsa pati edhe disa kritika për pushtetarët, duke vlerësuar se mund të kishin bërë më shumë për vendin.

“Jam shumë i emocionuar. Atje fillova të qaj. Gëzohem shumë kur e shoh këtë ushtri që e kemi. Kam shumë emocione, s’di çka të them. Për pushtetarët kisha me dhënë pak kritika, është dashtë me bë pak më shumë? Unë mendoj se kanë pasur mundësi me bë më shumë. Inshallah këto të tjerët tash, a janë, që vijnë të tjerët, bëjnë edhe më shumë. Për ushtrinë edhe për krejt popullin, jo veç për ushtrinë, për krejt popullin. Është mirë, po mundet hala më mirë me qenë bashkë. Po munden më mirë, partitë mendoj bashkë. Kanë mundësi po munden edhe shumë më mirë, se çfarë është puna tash. Ju uroj të gjithëve festën e ushtrisë edhe festën e flamurit, të gjithë kombit shqiptar”, tha ai.

E në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Forcës, nxënësit e shkollës fillore “Rasim Kiçina” nga Drenasi, Dua Topilla, Amela Bujubi, Roan Qorri dhe Tringa Jashari, recituan poezi kushtuar festave të nëntorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.