KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Interi zyrtarizon rinovimin me Carlos Auguston deri në 2031

Interi zyrtarizon rinovimin me Carlos Auguston deri në 2031

Interi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me mbrojtësin brazilian Carlos Augusto, i cili do të mbetet te zikaltrit deri më 30 qershor 2031. Klubi e bëri të ditur marrëveshjen me një komunikatë zyrtare.

Para se të shpallej komunikata, Carlos Augusto foli për mediat kur doli nga selia e Interit. “E prisja prej kohësh këtë rinovim. Do ta shpërblej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Me kontratën e re vjen edhe rritje page, e cila arrin deri në rreth 3 milionë euro në sezon. Sipas raportimeve, është një shpërblim për paraqitjet e tij në fushë. Në këtë sezon braziliani ka treguar rendiment konstant dhe është konsideruar mbrojtësi më i mirë i skuadrës.

Trajneri Chivu, për t’i dhënë hapësirë, ka lënë shpesh në pushim Dimarcon ose e ka zhvendosur Bastonin në qendër të treshes mbrojtëse. Paraqitjet në Serie-n A dhe në Champions League-n e çuan Carlos Augustonin edhe te Kombëtarja braziliane për ndeshjet e fundit.

Nga një alternativë luksi, ai është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, prandaj emri i tij ishte i pari në listën e rinovimeve të Interit. Arsyeja tjetër ishte se agjenti i tij po dëgjonte interesime nga klube të Serie-s A dhe nga jashtë Italisë./Indeksonline/

Carlos Augusto parla dopo il rinnovo del contratto con l’Inter, ripercorrendo il suo percorso in nerazzurro, la sua crescita e le sue ambizioni per il futuro 🎤🖤💙 https://t.co/iMjuSk99Aj

— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 26, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.