Tenistët e Spanjës janë gjysmëfinalistët e fundit të Davis Cup që po zhvillohet në Bolonjë.
Skuadra e drejtuar nga David Ferrer e eliminoi Austrinë me rezultatin maksimal 2-0.
Nuk pati nevojë që Carlos Alcaraz të zbriste në fushë për ndeshjen e dysheve, pasi Daniel Mérida Aguilar dhe Rafael Jódar e kryen me sukses detyrën.
Fillimisht, Mérida Aguilar mposhti Joel Josef Schwarzlerin me rezultat 6-4, 6-4.
Më pas, Jódar arriti ta përmbys meçin ndaj Jurij Rodionovit, duke fituar me rezultat 2-6, 6-0, 6-1.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Britaninë e Madhe, e cila eliminoi Gjermaninë me rezultat 2-1.
Çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Italia dhe Çekia.
Burimi: dukagjini.com ↗

