Trajneri austriak Oliver Glasner ka kritikuar ashpër disa futbollistë të Nottingham Forestit për mungesë profesionalizmi, duke theksuar se është e papranueshme që disa prej tyre, edhe pas katër vitesh të kaluara në Angli, ende nuk e flasin gjuhën e vendit ku luajnë.
“Ne kemi lojtarë që kanë katër vite këtu dhe nuk dinë të flasin anglisht. Nëse shkoni në Itali, pas tre muajsh çdo lojtar jep intervista në gjuhën italiane”, deklaroi Glasner.
Trajneri austriak theksoi se të njëjtat rregulla duhet të vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe trajnerët.
“Për mua është shumë e thjeshtë. Nëse dëshiroj të punoj si trajner në Angli, duhet të flas anglisht”, përfundoi austriaku. Glasner, i cili mori drejtimin e Nottinghamit pas një periudhe të suksesshme te Crystal Palace, mendon se standardet në klub, para ardhjes së tij, nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Nottingham e ka nisur shumë dobët sezonin në Premierligë, duke regjistruar vetëm dy fitore në 11 xhirot e para.

