Futbollistët e Inter Escaldes kanë shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni të Ligës së Konferencës.
Në kuadër të xhiros së katërt ata kanë mposhtur në shtëpi skuadrën daneze, Kopenhagen, me rezultat 2-0, duke shkruar historinë e futbollit të Andorrës.
Kështu, Inter Escaldes ka regjistruar fitoren e parë në Ligën e Konferencës, por njëkohësisht është bërë klubi i parë nga Andorra që arrin të fitojë ndonjë ndeshje në garat evropiane.
Burimi: dukagjini.com ↗

