KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kajtazi për Qeverinë Kurti: Ka dështuar në të gjitha fushat (VIDEO)

Kajtazi për Qeverinë Kurti: Ka dështuar në të gjitha fushat (VIDEO)

Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi e ka cilësuar se të dështuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Madje, ai ka thënë se ekzekutivi i vendit ka dështuar në të gjitha fushat.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë se me gjithë përpjekjet e tij për të gjetur diçka pozitive gjatë qeverisjes së Kurtit, e ka pasur të pamundur një gjë të tillë.

“Jam përpjekur kështu me pa me kogja distancë, gjakftohtësi, me nxjerrë gjëra pozitive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së zotit Kurti, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, në mirëqenie, në shëndetësi, në arsim, në çkapje të shtetit, në luftën kundër korrupsionit, dhe shumë vështirë është me i bo tikat (tick) pozitiv, veçanërisht kur dihet se Kosova ka qenë shumë prapa edhe tash është shumë prapa në krahasim me shtetet e rajonit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka bërë krahasime të premtimeve të vitit 2020 dhe 2026, ku Kurti kishte premtuar 400 inspektorë, por që sipas tij, janë punësuar vetëm 53.

“Për 6 vjet janë 139 të vdekur në vendin e punës, pra shifrat e vdekjeve në vendin e punës çdo vit janë rritur, dhe kjo tregon për dështimin e shtetit në garantimin e sigurisë në punë”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.