KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

Nga VLEN përmes një kumtese thonë se i kanë dhënë fund arbitraritetit të kompanive të kredive të shpejta.

“I japim fund arbitraritetit të kompanive të kredive të shpejta. Nga dhjetë qytetarë tanë, pothuajse tre kanë borxhe me kamata fajdeje.

Përmes mbikëqyrjes së përforcuar inspektuese në të gjitha 27 kompanitë e kredive të shpejta, brenda vetëm katër muajve është konstatuar se ato kanë arkëtuar në mënyrë të paligjshme mbi 140 milionë denarë nga 26 mijë bashkëqytetarë tanë.

Brenda një afati prej së paku 30 ditësh ose më së voni 90 ditësh, 2.3 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve.

Kjo është edhe një fitore kundër atyre që pasurohen nga vështirësitë financiare të popullit.

Pasi i shpallëm luftë kazinove, duke miratuar një Ligj të ri dhe radikal për lojërat e fatit me të cilin në fazën e parë numri i kazinove do të zvogëlohet për 50 për qind, tani kemi filluar të merremi edhe me kreditë e shpejta”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.