KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj

Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një përson nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale që lidhen me ish-bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, prangosja e të dyshuarit është bërë sot, pasi që në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i ngacmimit dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes së tij.

“Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e përcaktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 40 vjeç është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.