KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zbulohet detaji i rrallë: Vetëm dy futbollistë i bashkojnë Messin dhe Ronaldon në votimet për Topin e Artë

Zbulohet detaji i rrallë: Vetëm dy futbollistë i bashkojnë Messin dhe Ronaldon në votimet për Topin e Artë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë pasur vetëm dy futbollistë të përbashkët në votimet e tyre për çmimet individuale të Topit të Artë, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e jurisë së këtij çmimi.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Topit të Artë, ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe mbrojtësi portugez Nuno Mendes janë dy lojtarët e vetëm që kanë marrë vota nga të dy superyjet e futbollit.

Zgjedhja e parë e përbashkët ishte Xavi. Mesfushori spanjoll mori votën e parë të Ronaldos në vitin 2010, pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Ndërkohë, Messi, që në atë kohë ishte bashkëlojtar i tij te Barcelona, e renditi Xavin në vendin e parë në vitin 2011, ndërsa në edicionet 2012 dhe 2013 e pozicionoi në vendin e dytë.

Futbollisti tjetër që mori votat e të dyve ishte Nuno Mendes, në edicionin e vitit 2021 të çmimit për talentin më të mirë të ri. Ronaldo e renditi bashkëkombësin e tij në vendin e dytë, pas Mason Greenwood, ndërsa të njëjtën zgjedhje bëri edhe Messi. Argjentinasi e përsëriti këtë renditje edhe në vitin 2022.

Pavarësisht rivalitetit të gjatë mes tyre, Messi dhe Ronaldo nuk e kanë përfshirë asnjëherë njëri-tjetrin në votimet e tyre sipas sistemit tradicional të pikëzimit.

Të dy legjendat kanë fituar së bashku 13 trofe të Topit të Artë, duke e bërë rivalitetin e tyre një prej më të veçantëve në historinë e futbollit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.