KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prezantohet demonstrimi praktik i dronëve

Prezantohet demonstrimi praktik i dronëve

Më 26 nëntor 2026, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, Njësia e Dronëve dhe Antidronëve e Policisë së Kosovës (NJDA) realizoi me sukses prezantimin e kapaciteteve dhe demonstrimin praktik të përdorimit të dronëve në skenarë operacional policorë.

Në aktivitet morën pjesë zëvendësministri i MPB-së, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorët e Italisë, Francës dhe Belgjikës, përfaqësues të OSBE-së, EULEX-it, AKSP-së, Doganës së Kosovës, si dhe eprorët e Njësive Speciale/DINJS.

Implementimi i skenarit demonstrues u realizua nga NJDA, me asistimin operacional të operatorëve të Njësië Speciale Operative (NJSO), duke prezantuar ndërveprimin e kapaciteteve teknologjike dhe profesionale në mbështetje të operacioneve policore.

Aktiviteti dëshmoi avancimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike të Policisë së Kosovës, si dhe rezultatet e trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit HAPE dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë nga BE-ja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.