Parlamenti hungarez miratoi një ligj për parandalimin e konfliktit të interesit në sport, me të cilin politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë u ndalohet të jenë në krye të federatave kombëtare sportive dhe klubeve të mëdha, si dhe të jenë anëtarë të bordeve drejtuese të tyre.
Për ligjin votuan 140 deputetë, 49 ishin kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim, raportoi agjencia shtetërore hungareze e lajmeve MTI.
Veçanërisht e rëndësishme është dispozita sipas së cilës ndalimi nuk do të vlejë vetëm gjatë ushtrimit të funksionit politik apo shtetëror, por edhe për plot katër vjet pas përfundimit të tij.
Burimi: dukagjini.com ↗

