KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nichi, Antonetës: Mbrëmë ma preke burrninë… (VIDEO)

Nichi, Antonetës: Mbrëmë ma preke burrninë… (VIDEO)

Nichi dhe Antoneta, pas një nate të tensionuar, kanë tentuar t’i sqarojnë raportet mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Gjatë bisedës, Nichi i tha Antonetës se vallëzimi i saj me Fuegon dhe puthja e dorës nga ky i fundit ia kishin prekur, siç u shpreh ai, “burrninë”.

“Që në atë moment më eskaloi truri, sepse dolën fjalët e mia se këta të dy mundohen të të përdorin ty dhe të më nxjerrin mua keq, e fakti që ti ua jep atë mundësi. Ai tërë kohën tha se ti i ke shkuar për të kërcyer me Fuegon, ndërsa ai, duke kërcyer me ty, më shikonte mua me ironi. Edhe ia arriti qëllimit, sepse ia nisa të bëhesha xheloz, nuk të gënjej.

Dje ma ke prekur burrninë. Po të kishte ndodhur një gjë e tillë jashtë, kurrë nuk do të kisha folur e as shkruar”, ka thënë Nichi, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Antoneta i tha se ai është dashur të bisedonte me të qetë që mbrëmjen e kaluar, duke theksuar se nuk merret me gjëra të vogla.

“Kur dola, nuk munde të flisje si njeri. Unë nuk merrem me gjëra të vogla”, është shprehur Antoneta.

Për të parë diskutimin e plotë, ndiq videon më poshtë:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.