FIFA është bërë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit dyshohet se janë vjedhur të dhëna personale dhe profesionale të organizatës më të madhe të futbollit në botë.
Sipas pretendimeve të grupit të hakerëve të quajtur “Boy Hacking Club”, ata kanë arritur të depërtojnë në sistemet e FIFA-s duke u paraqitur si punonjës të institucionit, shkruan Indeksonline
Grupi pretendon se ka vjedhur më shumë se 12 gigabajt të dhëna, përfshirë dokumente identifikimi dhe imigracioni, informacione për drejtuesit e organizatës, dokumente financiare e ligjore, materiale të brendshme mbi qeverisjen e FIFA-s, si dhe pamje nga sistemet e saj.
Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar se është përballur me një sulm kibernetik, duke e bërë rastin një çështje serioze për sigurinë e të dhënave të institucionit.
🚨 LA FIFA A ÉTÉ VICTIME D'UNE CYBERATTAQUE, DES INFORMATIONS PERSONNELLES ET PROFESSIONNELLES ONT ÉTÉ VOLÉES ! 😱
Un groupe a réussi à accéder aux données de la FIFA en se faisant passer pour des membres du personnel.
Le groupe appelé "Boy Hacking Club" affirme avoir volé plus… pic.twitter.com/ePfRc2cHuD
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) November 26, 2026
Përmasat e plota të sulmit dhe autenticiteti i të gjitha materialeve që pretendohet se janë vjedhur mbeten për t’u konfirmuar./Indeksonline/

