Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u prit me nderime ushtarake nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Gjenerallejtënant Arben Kingji.
Në fokus të takimit mes dy gjeneralëve ishte diskutimi mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë si dhe avansimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe forcimin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy forcave tona, Komandanti i FSK-së u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura ”.
“Bashkëpunimi ndërmjet FSK dhe FARSH vazhdon të thellohet me qëllim të adresimit të sfidave të për ashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

