Poezi nga: Pere Gimferrer
Përktheu: Aurel Plasari
Të vdes qetësisht siç nuk pata jetuar kurrë
duke parë makinat tek kalojnë si në një ekran
duke dëgjuar këngët e ngadalta të Nat King Cole-it
një saksofon një piano ndajnatat në tarracat e kafeneve nën çadrat e mëdha
këtë jetë që kurrë nuk e shpjegova dot
erën korridoreve dritaret e hapura gjithçka është krejt e bardhë si në një klinikë
e shpërbërë gjithçka si një kapsulë cianuri në t’errët.
Projektohen diapozitivë me historinë time
mes erës së rëndë të kloroformit.
Nën mjegullën e sallës së operacionit zogj të çuditshëm ngjyra-ngjyra çerdhojnë.
Burimi: telegrafi.com ↗

