Kylian Mbappe ka tejkaluar Ronaldo Nazarion, Gareth Bale dhe Luis Figon për sa i përket golave të shënuar me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, kjo në vetëm sezonin e tij të tretë.
Mbappe ka shënuar 28 gola në Ligën e Kampionëve në 30 paraqitje për Real Madridin, duke vendosur një ritëm tejet efikas shënimi në Evropë.
Ronaldo Nazario kishte shënuar më parë 13 gola në Ligën e Kampionëve në 34 ndeshje për “Los Blancos”, midis viteve 2002 dhe 2007.
Gareth Bale regjistroi 16 gola në Ligën e Kampionëve në 57 paraqitje gjatë karrierës së tij te Real Madridi, midis viteve 2013 dhe 2022.
Luís Figo gjithashtu shënoi 16 gola në Ligën e Kampionëve në 58 ndeshje, përgjatë pesë sezoneve me Real Madridin, nga viti 2000 deri në 2005.
/GazetaBlic Sport

