KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Është thyer rekordi negativ i pabesueshëm në Ligën e Kampionëve

Është thyer rekordi negativ i pabesueshëm në Ligën e Kampionëve

Slavia Praga u mposht në fushën e saj nga Villarreali me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, duke vendosur një rekord negativ në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Kampioni çek tashmë ka 24 ndeshje radhazi pa fitore në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve.

Kështu, Slavia e ka tejkaluar rekordin e mëparshëm negativ të skuadrës rumune Steaua, e cila nga viti 2006 deri në vitin 2013 nuk kishte arritur të fitonte në 23 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjatë kësaj serie negative, çekët kanë regjistruar tetë barazime dhe 16 humbje.

Fitoren e fundit, njëkohësisht edhe të vetmen në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, Slavia e kishte arritur pikërisht kundër Steauas.

Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, kur në ndeshjen e saj debutuese në këtë garë, në fushën e vet, kishte fituar me rezultat 2:1.

Ndryshe nga Liga e Kampionëve, në kampionatin vendor Slavia këtë sezon ende nuk e njeh humbjen.

Pas 15 xhirove, ajo kryeson kampionatin çek me 37 pikë, me bilanc prej 11 fitoreve, katër barazimeve dhe gol-dallim 38:8.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.