Pas debatit të së hënës, të enjten, Parlamenti Evropian e ka për votim një rezolutë të propozuar nga eurodeputetët nga Kroacia.
Bëhet fjalë për dokumentin, i cili ka shkaktuar dridhje politike dhe jo vetëm në Serbi, pasi që bëhet fjalë për Rezolutën për Vukovarin.
Më 18 nëntor u bënë 35 vite nga rënia e këtij qyteti kroat në duart e Armatës Jugosllave dhe njësive paramilitare serbe, të cilat pastaj kryen krime kundër njerëzimit.
Dokumenti kroat, kundër së cilit kanë reaguar ashpër pushtetarët e rinj në Serbi, mes tjerash i kërkon Beogradit, që të hapë arkivat e luftërave të 90-ave.
Rezoluta për Vukovarin, po ashtu i bën të qartë Serbisë se anëtarësimi në Bashkim Evropian, pa u përballur me të kaluarën, është i pamundur.
Si pikë e zezë në këtë kontekst përmendet varrimi me nderime shtetërore që iu bë të dënuarit për gjenocidin në Srebrenicë, Ratko Mlladiq.

