KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi në Mitrovicë: Sharje e kacafytje, shkak klubet sportive

Kuvendi në Mitrovicë: Sharje e kacafytje, shkak klubet sportive

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Kuvendin Komunal të Mitrovicës përfundoi me përplasje verbale dhe fizike mes përfaqësuesve të PDK-së dhe zyrtarëve komunalë.

Situata u tensionua edhe më shumë pas shkëmbimit të ofendimeve dhe ftesave për t'u përballur jashtë sallës, ndërsa në korridor pati edhe përplasje fizike, raporton Klan Kosova.

Si pasojë e tensioneve, mbledhja e së mërkurës u ndërpre, ndërsa për rastin u njoftua edhe Policia.

Për këtë reagoi kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili deklaroi se qeverisja e tij nuk shantazhohet me kërcënime apo presione.

Detajet mund t’i ndiqni në kronikën në vazhdim:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.