KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grupi për Specialen miraton strategjinë për Apelin në Hagë, pritet takim edhe me ndërkombëtarët

Grupi për Specialen miraton strategjinë për Apelin në Hagë, pritet takim edhe me ndërkombëtarët

Strategjia Shtetërore për përballjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë, tashmë ka marrë aminin e grupit punues të dedikuar për këtë mision.

Tema kryesore e takimit të sotëm ka qenë miratimi i strategjisë.

Se çka e qysh do veprohet, ende mbetet konfidenciale për shkak të informacioneve që mund të jenë të ndjeshme, raporton Klan Kosova.

Krahas strategjisë, në mbledhinë e së mërkurës, grupit i shkoi edhe Ligji për Dhomat e Specializuara, që thuhet të jetë hartuar nga ekspertët. Si nismë e re, këto ndryshime që kanë për bazë përmbajtjen që qe miratuar në dy lexime, pritet të shkojë në Kuvend shpejt.

Votë për këto ndryshime, Partia Demokratike do të kërkojë nga ata që e kishin mbështetur të kaluarin që u kthye nga presidentja, e edhe te të tjerët.

Veçse para se të ju shkojë deputetëve në Parlament, përmbajtja pritet të kalojë edhe kah duart e ndërkombëtarëve, për çka u paralajmëruar një takim.

Procedura e nismës së re ligjore qe dakordim mes PDK-së e Vetëvendosjes.

Ndiqeni kronikën në vijim për detaje:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.