KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti e din që ka pas blerje të rrymës prej Serbisë (VIDEO)

Musliu-Shoshi: Kurti e din që ka pas blerje të rrymës prej Serbisë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ekzekutivin e vendit sa i përket situatës në sektorin e energjisë elektrike.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu-Shoshi ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë në dijeni për tregtimin e rrymës nga Serbia.

“Albin Kurti, sot ai e din saktë që ka pas blerje prej Serbisë, dmth ju kanë dashtë 6 vjet me bo tregtim me Serbinë, më të lartë se çdo herë, dhe me ardhë në pikën pas 6 vjete, me thanë tani po e ndaloj importin”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Ajo ka folur edhe për shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike, që sipas saj, aktualisht ato arrijnë në rreth 2.9 milionë euro në ditë.

“Sot jemi në fund të nëntorit, e ke 2.9 milionë euro në ditë, 124 mijë euro e ke orën me një llogaritje të thjeshtë, 2066 euro e ki minutin, dmth para të qytetarëve, apo në second e ki 34.44 cent, veç të qytetarëve tonë, këto nuk janë pare të qeverisë”, theksoi ajo.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.